back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeKurti: Për president nevojiten 80 vota, Murat Jashari figura unifikuese ideale

Kurti: Për president nevojiten 80 vota, Murat Jashari figura unifikuese ideale

Të ngjajshme

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet se u vra gjithashtu në Teheran

Sulmi në rezidencën e lagjes Narmak në Teheran raportohet...

Ballkani i rikthehet fitores, e mposht Drenicën

Ka përfunduar ndeshja e javës së 22-të në Superligën...

Goditje për Barcelonën, “Lewa” mungon ndaj Atleticos

Barcelona mori një lajm të keq para ndeshjes së...

Çështja e Presidentit, nesër Kurti takohet me Abdixhikun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur...

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për gjetjen e një figure unifikuese.

Kurti ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota, dhe se LVV nuk i ka këto vota vetëm. Për këtë arsye, sipas tij, ka filluar kontakte me liderët e dy partive më të mëdha opozitare për të diskutuar mënyrat e tejkalimit të kësaj sfide.

“Konsideroj se një figurë si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje nga të gjitha partitë”, ka thënë Kurti, duke vënë në dukje rëndësinë e një kandidati unifikues, në vijim të frymës së unitetit që u pa edhe gjatë luftës nën udhëheqjen e Adem Jasharit.

Megjithatë, pas takimeve të fundit, është bërë e qartë se PDK ka qëndrim që kandidati i presidentit të vijë nga radhët e tyre, ndërsa LVV mbetet e hapur për çdo opsion, duke theksuar se zgjedhja e presidentit nuk varet vetëm nga partia, por nga votat në Kuvend.

Kurti ka theksuar se, në rast se nuk arrihet një figurë unifikuese, procesi do të zhvillohet sipas Kushtetutës, me garë brenda Kuvendit, për të shmangur nevojën për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të diskutuar mundësitë për një garë të hapur ku secili subjekt të ketë kandidat të vet.

Si kryetar i LVV-së, Kurti ka theksuar angazhimin maksimal të partisë për të kaluar këtë proces dhe se Murat Jashari mbetet opsioni ideal për një figurë unifikuese.

“Ne si LVV jemi të gatshëm për të gjitha opsionet”, ka përfunduar Kurti. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz