back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeNis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Të ngjajshme

Goditje për Barcelonën, “Lewa” mungon ndaj Atleticos

Barcelona mori një lajm të keq para ndeshjes së...

Çështja e Presidentit, nesër Kurti takohet me Abdixhikun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur...

Anulohet ndeshja e “Finalissima”

Situata në Lindjen e Mesme ka marrë vëmendje të...

Mbyllet pa gola pjesa e parë në ndeshjen Ballkani-Drenica

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës...

Megjithëse ishte paralajmëruar të mbahej në orën 12:00, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur me një orë vonesë.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, njoftoi se në mbledhjen e sotme temë diskutimi do të jetë edhe çështja e presidentit.

Nuk dihet nëse do ta bëjë sot, por Kurti deklaroi se VV pritet të dalë shpejt me një propozim të kandidaturës për President të shtetit.

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti para mediave.“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai dje para mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz