back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Gjilan, dy të plagosur rëndë pas përleshjes me...

Ngjarje e rëndë në Gjilan, dy të plagosur rëndë pas përleshjes me thika – pesë persona në pranga

Të ngjajshme

Dy institucione për një iluzion zhvillimi

Në qendër të programit të saj ekonomik, qeveria Vetëvendosje...

Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Sulmi i parë kundër një anijeje në Ngushticën e...

Arsenal apo Chelsea? Kush do ta fitojë derbin e Londrës

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Lulishtja” në Gjilan, ku shtatë persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas informacioneve fillestare, gjatë konfliktit janë përdorur edhe mjete të mprehta (thika), me ç’rast të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore.

Pesë prej tyre, pas trajtimit mjekësor, janë liruar, ndërsa dy persona, për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar nga Spitali i Gjilanit për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Me vendim të prokurorit të rastit, pesë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e cila po trajtohet si “vrasje në tentativë””, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz