back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeKuvajti pezullon faljet e Taravisë pas sulmeve të Iranit

Kuvajti pezullon faljet e Taravisë pas sulmeve të Iranit

Të ngjajshme

Kuvajti ka vendosur të anulojë faljet vullnetare të natës, të njohura si Taravia, deri në një njoftim të ri, pas sulmeve hakmarrëse të Iranit të shtunën, njoftoi CNN.

Ministria e Çështjeve Islame në vend bëri të ditur se Taravia do të pezullohet në të gjitha xhamitë, duke u kufizuar vetëm në pesë vaktet ditore, për shkak të zhvillimeve të fundit, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, besimtarët në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani vazhduan të mblidhen në xhami për faljet e natës. Pamjet e transmetuara nga Emarat TV tregojnë qindra besimtarë në Sheikh Zayed Grand Mosque duke kryer faljet e Taravisë, ndërsa videot në rrjetet sociale tregojnë se po njësoj po ndodh në xhamitë e Jordanisë.

Ky vendim i Kuvajtit pason një periudhë tensioni në rajon dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme mes besimtarëve dhe autoriteteve fetare./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz