Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka komentuar sulmin ndaj kompleksit në Teheran që i përket udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se ka shenja në rritje se “ky diktator ka vdekur”, duke iu referuar Khameneit.
Ai iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian, duke theksuar se goditjet do t’i ndihmojnë ata “të çlirohen nga tirania”.
Sipas tij, qytetarët e Iranit kanë një “mundësi që vjen një herë në brez” për të përmbysur regjimin aktual. Netanyahu u bëri thirrje iranianëve të “dalin masivisht në rrugë” dhe “ta përfundojnë misionin”.
“Është koha që të bashkoheni për një mision historik”, u shpreh ai, duke inkurajuar unitet dhe mobilizim kundër autoriteteve në Teheran.