back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeDeputeti i VV-së: Nëse PDK e ka kandidatin e saj, edhe VV...

Deputeti i VV-së: Nëse PDK e ka kandidatin e saj, edhe VV do ta propozojë të vetin

Të ngjajshme

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka reaguar pas takimit mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Pas takimit, Hamza në media tha se i kanë ofruar një propozim të fundit Kurtit, që të zgjedhet për president një kandidat i propozuar nga PDK, transmeton lajmi.net.

“Sot, në takimin e dytë që pata me z. Kurti për këtë çështje, si PDK ofruam edhe një mundësi konkrete dhe të fundit për të shmangur zgjedhjet e reja: kërkuam që të zgjedhet një President i propozuar nga PDK-ja, si zgjidhje për të garantuar stabilitet institucional dhe tejkalim të ngërçit politik. Me këtë ofertë, të bërë në frymë përgjegjësie dhe për të mos e lënë vendin në krizë të panevojshme, Kryesia e PDK-së vlerëson se kontributi ynë në këtë proces është i përmbushur”, është shprehur Hamza.

Këtij propozimi i është përgjigjur deputeti i VV-së, Artan Abrashi. Ai ka thënë se edhe VV do të propozoj kandidatin e saj.

Postimi i plotë:

Nëse PDK-ja e ka kandidatin e saj, atëherë edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta propozojë kandidatin e vet. Sigurisht, edhe LDK-ja mund të ketë kandidatin e saj.

Këtë e parasheh edhe Kushtetuta, e cila përcakton një garë në tri raunde të votimit, ku zgjidhet kandidati që i merr votat e nevojshme sipas procedurës kushtetuese.

Kjo qasje ofron një platformë për garë të drejtë dhe demokratike, por njëkohësisht nuk e rrezikon procesin institucional dhe shmang nevojën për të shkuar në zgjedhje të reja./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz