back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeMinistria e Jashtme e Iranit: Ali Khamenei është gjallë – disa komandantë...

Ministria e Jashtme e Iranit: Ali Khamenei është gjallë – disa komandantë janë vrarë

Të ngjajshme

Supergol nga Dimarco, Interi në epërsi

Interi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Genoas. Golin e...

Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës

Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë...

Ronaldo e “huq” penalltinë ndaj Al Fayhas

Al-Nassr po zhvillon aktualisht ndeshjen ndaj Al-Fayhas. Që në fillim,...

Ministria e Jashtme e Irani ka konfirmuar se liderët e lartë të vendit, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe presidentin, janë të sigurt pas sulmit të fundit.

“Janë të gjithë të sigurt dhe mirë,” tha një zëdhënës i ministrisë për Sky News, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se disa komandantë kanë humbur jetën si pasojë e këtij “akti terrorist të agresionit”, por nënvizoi se forcat e armatosura iraniane po marrin masat e nevojshme për të mbrojtur vendin “në mënyrën më të fortë të mundshme”.

Ministri i Jashtëm i Iranit kishte thënë më parë për rrjetin amerikan NBC News se udhëheqësi suprem është gjallë “sa di unë”.

Sulmi kishte shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha në kompleksin e Ali Khamenei në qendër të Teherani, ku pamjet satelitore treguan tym të zi dhe goditje të paktën në katër ndërtesa brenda kompleksit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz