back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeTakimi Hamza-Kurti – PDK thërret konferencë për media

Takimi Hamza-Kurti – PDK thërret konferencë për media

Të ngjajshme

S’ishte sot nata e Ronaldos, pëson një lëndim

Mbrëmja e sotme nuk ishte një për t’u kujtuar...

Alba flet për raportin me Limin: Zoti na sjell njerëz të ndryshëm për të na dhënë mesazhe të ndryshme

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, është pyetur lidhur...

Zarf i zi, ky është vendimi për Markon dhe Gretën

Marko dhe Greta do të shkojnë në nominim kokë...

Netanyahu: Ka shumë tregues që udhëheqësi suprem i Iranit ka “vdekur”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po flet në një...

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë për media, pas takimit që kryetari i saj, Bedri Hamza, zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti.

Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së, me fillim nga ora 17:45, transmeton lajmi.net.

Takimi ndërmjet Hamzës dhe Kurtit u zhvillua në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit. Para takimit, Kurti deklaroi se synimi është maksimalizimi i përpjekjeve që javën e ardhshme “gjithçka të kurorëzohet me sukses”.

Nga ana tjetër, Hamza kishte bërë të ditur se në takim do të diskutoheshin tema aktuale politike, ndërsa zyrtarë të PDK-së kanë theksuar se brenda partisë janë shqyrtuar parimet dhe qëndrimet lidhur me këtë çështje, pa u diskutuar emra konkretë.

Pritet që në konferencën e sotme, PDK të bëjë të ditura qëndrimet e saj pas takimit me kryeministrin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz