Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një foto në platformën X ku ai shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu në bisedën e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, është e shkruar në postim.
Ajo që bie në sy është se mbi tavolinën e Netanyahut qëndron libri “Aleatët në Luftë” nga Tim Bouverie.
Thirrja telefonike vjen pas sulmit të përbashkët të këtyre dy shteteve ndaj Iranit.