back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeStavileci pas mbledhjes së Kryesisë së PDK: Diskutuam për parimet për presidentin...

Stavileci pas mbledhjes së Kryesisë së PDK: Diskutuam për parimet për presidentin dhe qëndrimin që do ta mbajë Hamza

Të ngjajshme

Hamza: Përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i takon shumicës parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot...

“I madhi” Yamal, shënon hattrickun e tij të parë me Barçën

Lamine Yamal ka arritur një gjë historike në karrierën...

11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të...

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Netanyahu telefonon Trumpin

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka postuar një...

Netanyahu bisedon në telefon me Trumpin, pranë tij libri “Aleatët në Luftë”

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në...

Blerand Stavileci pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së për çështjen e presidentit, ka thënë se është diskutuar për qëndrimet që do t’i kenë ky subjekt politik në raport me zgjedhjen e një emri që do të drejtojë institucionin e Presidencës së Kosovës.

“Ne kemi biseduar fillimisht për parime, cili do të jetë qëndrimi që do ta mbajë kryetari i PDK-së. Ju e dini se kryetari ynë ditë më parë ka shprehur këto qëndrime. Të gjitha strukturat e partisë jemi në konsistencë me qëndrimet tona, pothuajse të gjithë unanimisht jemi për atë që ka prezantuar kryetari i partisë sonë”, ka thënë ai.

Stavileci ka thënë se nuk është diskutuar për emër të përveçëm, por për parimet që do të mbahen. Ai tha se PDK kërkon stabilitet shtetëror, institucional dhe baraspeshë pushtetesh e pozitash.

“Ajo çka ishte dominuese në këtë takim është se PDK angazhohet siç është angazhuar më herët në të kaluarën, në të tashmen dhe siç do ta bëjë edhe në të ardhmen, që shteti të ketë stabilitet, institucionet të kenë stabilitet. Poashtu të ketë parime të sakta dhe të qarta në mënyrë që të ketë baraspeshë institucionale”, deklaroi Stavileci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz