back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeOsmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje...

Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri

Të ngjajshme

Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Gjilan – Kamenicë, policia po heton rastin

Pesë persona kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë...

Thyen heshtjen City, shënon ndaj Leeds në fund të pjesës së parë

Manchester City ka shënuar golin e epërsisë ndaj Leeds...

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për...

Dortmundi prin në “Der Klassiker”, shënon golin e parë

Borussia Dortmundi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Bayernit. Është...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar të rënët e Likoshanit dhe Qirezit, nga akti gjenocidal serb në shkurt të 1998-tës.

Sipas Osmanit, vrasja e 24 banorëve ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën, transmeton IndeksOnline.

“Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.

Kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht” u shpreh presidentja.

Ky është përkujtimi i plotë:

Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Serbisë kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror në Kosovë, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, prej të cilëve 20 civilë që u shndërruan në martirë e 4 dëshmorë të UÇK-së që ranë heroikisht në mbrojtje të popullatës civile.

Kjo ishte një përpjekje brutale për ta thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në mbarë Kosovën.

Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për qëndresë, për dinjitet dhe për liri. Ata u bënë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi ynë drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.

Kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit është amanet për drejtësi dhe për ta ruajtur lirinë me çdo kusht.

Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz