Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është rikthyer në formacionin titullar të Sunderlandit për sfidën e sotme ndaj Bournemouthit, në kuadër të Premier League.
Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave për shkak dëmtimi, Xhaka nuk kishte luajtur që nga 17 janari, në përballjen ndaj Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.
Lëndimi e mbajti larg për disa javë, duke qenë një mungesë e ndjeshme për repartin e mesfushës te “Macet e Zeza”.
Granit Xhaka's back in the XI 😍 pic.twitter.com/6qOV93GFH9
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) February 28, 2026
Rikthimi i tij erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Fulham F.C., ku u aktivizua në 20 minutat e fundit, duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij fizike.
Paraqitja e mirë në atë takim duket se ka bindur trajnerin e skuadrës t’i besojë menjëherë një vend në formacionin startues për sfidën e sotme.
Xhaka do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër, si në aspektin taktik ashtu edhe në atë të lidershipit./IndeksOnline/
