back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajme“Po hidhem në lumë”, gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit Ilir...

“Po hidhem në lumë”, gjendet trupi i pajetë i 42 vjeçarit Ilir Kurti pas disa ditësh kërkimi

Të ngjajshme

Është gjetur sot në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 18 shkurtit në Kanionet e Osumit.

Për ditë me radhë u organizua operacioni i kërkim-shpëtimit nga Forcat e Armatosura dhe polumbarët. Për shkak të rrjedhës së lartë të ujërave të lumit Osum, trupi i tij i pajetë u nxor nga rryma në fshatin Kakrruk. Më pas, ai u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Ilir Kurti ishte larguar nga banesa më 18 shkurt dhe denoncimin për humbjen e tij e kishte bërë nëna e tij, Çarçiko Kurti, mëngjesin e 19 shkurtit. Para se të hidhej në lumë, ai i kishte dërguar një mesazh vëllait, ku i shkruante: “Po hidhem në lumë”.

Në vendin ku mendohet se u hodh, në afërsi të kanioneve në fshatin Blezenshkë, u gjet motori i tij me ngjyrë të kuqe. Disa metra më tej, mbi një shkëmb pranë kanionit, u gjet telefoni i tij, një paketë cigare, një çakmak, si dhe një shishe vere e përfunduar.

Siç raporton Panorama, mësohet se viktima, Ilir Kurti, 42 vjeç, u vetëhodh në kushte të rënduara psikologjike. Ai kishte kohë që rrinte i mbyllur në vetvete, pas ndarjes nga bashkëshortja dhe mungesës së kontaktit me djalin 7-muajsh.

Pas gjetjes së trupit, policia po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz