back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeBesnik Tahiri: Opozita pa agjendë, jemi në lojën strategjike të Kurtit për...

Besnik Tahiri: Opozita pa agjendë, jemi në lojën strategjike të Kurtit për Presidentin

Të ngjajshme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se opozita është në agjendën e kryeministrit Albin Kuti për çështjen e presidentit.

Në emisionin “GazetaBlic”, ai ka thënë se subjektet politike opozitare nuk kanë agjendë të tyre.

“Situata aq sa është në faj kushtimish të Albinit, po ashtu është në fajin tonë, sepse ne nuk kemi agjendë. Opozita nuk ka agjendë dhe ne jemi në agjendë të Kurtit”, ka thënë ai.

“Në realitet ky është një plan mirë i mendum, me vendos edhe opozitën në një pozicion defanziv, por edhe me tejkalu Vjosën prej asaj zyre. Qëllimi i parë Kurtit është mos me validu Vjosën si kandidate, dhe e dyta është mos me shku në zgjedhje për shkak se nuk i konvenon Vjosa me qenë në pozicion politik, se ndarja e Kurtit me Vjosën e dëmton LVV-në. Tu i pas dy qëllime strategjike, ai neve na ka bë pjesë të lojës, e në popull neve po na bie faji. E para popullit na jemi në një pozicion bukur të keq. Për këtë arsye unë mendoj që nuk jemi vonë, me pas një qëndrim, mu ulë me diskutu se çka po bëjmë, nëse shkojmë ndamas, ndamas shkojmë, në rregull jemi”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz