back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeSulmet ndaj Iranit, Kallas thotë se ka folur me homologun izraelit dhe...

Sulmet ndaj Iranit, Kallas thotë se ka folur me homologun izraelit dhe se po koordinohen me arabët, s’përmend SHBA-në

Të ngjajshme

Ndodh në Kosovë, Malisheva refuzon të luaj pasi nuk u akordua penallti

Një ndodhi interesante ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit...

Arabia Saudite dënon sulmet e Iranit kundër vendeve të Gjirit: Jemi në gatishmëri

Arabia Saudite ka dënuar “agresionin flagrant iranian” ndaj Bahrejnit,...

Arabia Saudite dënon sulmet e Iranit kundër vendeve të Gjirit: Jemi në gatishmëri

Arabia Saudite ka dënuar “agresionin flagrant iranian” ndaj Bahrejnit,...

Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se shteti...

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, si rezultat i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, raporton Express.

Ajo ka thënë se këto zhvillime në gjithë Lindjen e Mesme janë të rrezikshme, duke treguar se misioni detar i BE-së “Asipdes” është vënë në gjendje të lartë gatishmërie.

Kallas gjithashtu ka thënë se po koordinohen ngushtë me partnerët arabë për të eksploruar rrugët diplomatike, pa përmendur fare Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zhvillimet e fundit në të gjithë Lindjen e Mesme janë të rrezikshme.Regjimi i Iranit ka vrarë mijëra njerëz. Programet e tij të raketave balistike dhe bërthamore, së bashku me mbështetjen për grupet terroriste, përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë globale. BE-ja ka miratuar sanksione të forta kundër Iranit dhe ka mbështetur zgjidhjet diplomatike, përfshirë çështjen bërthamore.Kam folur me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Saar, dhe ministra të tjerë në rajon. BE-ja po koordinohet gjithashtu ngushtë me partnerët arabë për të eksploruar rrugë diplomatike”, ka shkruar ajo.

“Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi. Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar në lehtësimin e largimeve për qytetarët e BE-së. Personeli jo-thelbësor i BE-së po tërhiqet nga rajoni.Misioni ynë detar Aspides mbetet në gatishmëri të lartë në Detin e Kuq dhe është gati të ndihmojë në mbajtjen e hapur të korridorit detar”, ka përfunduar Kallas./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz