Superkompjuteri i “Opta Analyst” ka publikuar parashikimet për sezonin 2025/26 të UEFA Champions League.
Duke analizuar përballjet pas shortit, favorit për të fituar trofeun është skuadra e Arsenalit, me 27.4% shanse për të triumfuar në fund, shkruan IndeksOnline.
“Topçinjtë” jo vetëm që kanë 85.8% mundësi për të kaluar në çerekfinale, por projektohen edhe si skuadra me më shumë gjasa për të arritur finalen (43.1%).
Pas tyre renditet Bayern Munich me 14.3% shanse për fitimin e trofeut, ndërsa Liverpuli renditet e treta me 12.8%. Në ndjekje vjen Manchester City (10.8%), që mbetet gjithmonë një nga skuadrat favorite.
Ndërkohë, Barcelona me (7.7%) dhe Chelsea (6.9%) kanë shanse për të qenë fitues. Pas tyre qëndrojnë edhe Paris Saint-Germain dhe Newcastle United.
Surpriza e madhe? Real Madrid renditet vetëm i nënti në listë, me 2.8% shanse për ta fituar Champions-in dhe vetëm 6% për të shkuar në finale.
Tre skuadrat të cilat kanë shanset më të vogla për të fituar Ligën e Kampionëve janë, Bayer Leverkusen, Bodo/Glimt dhe Galatasaray./IndeksOnline/
