back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaKulturë“A ndjen diçka për mua?” – Darkë romantike në shtëpinë e BBV

“A ndjen diçka për mua?” – Darkë romantike në shtëpinë e BBV

Të ngjajshme

Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi sot në Shkup...

Selin-Gimbos gjatë darkës: Mund të kem zhvilluar një ndjesi të mirë për ty

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve...

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai i Madh pranoi që ai edhe Selin të darkonin së bashku në dhomën e surprizave.

Përveçse kohës që kaluan bashkë dukej se darka ishte edhe një sqarim që kërkohej prej kohësh prej tyre, çfarë po ndodh me ndjenjat në marrëdhënien me njëri tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë jam ndjerë mirë mbi të gjitha që i kam konfirmuar vetes time një nga mendimet që unë e kisha pasur për ty. Kaq! Por nuk kam pse gënjej. Kur ke ardhur ti në fillim, ditën e parë, nuk e di pse, por përpos gjithë asaj dramës që ‘Dj Gimbo’ më ktheu kurrizin, nuk e di pse kisha një bindje që unë me këtë djalë, nuk mendoja se do lindte diçka, por isha e bindur që do kishim një kimi të mirë me njëri-tjetrin. Edhe e kam vërtetuar një ditë, ndër ditët e para, që ti po bëje dollapin tënd me rroba dhe nuk e di kur ike për shumë gjatë, nuk e di pse u merakosa për një njeri që nuk e njihja. Në atë moment i kam thënë vetëm kaq vetes time, nëse ka diçka për të ndodhur, pa e tepruar, brenda kornizave të mia, thjesht do ta lë veten time të lirë për të ndodhur.

Gimbo: Dhe si ke reaguar ti? Më shumë e rëndësishme për mua, ajo që zbulova është shumë e mirë për mua. Unë të pyes shpesh: ‘A ke për të më treguar diçka?’. Edhe nëse jo çdo ditë, e bëj një herë në dy ditë. Edhe çfarë bën ti… Ti faktikisht nuk e di pyetjen që unë të kam bërë ty. Kjo pyetje është bërë prej meje në momentin kur unë kam filluar të ndjej diçka për ty. Edhe kam dashur të dijë nëse dhe ti ke diçka të njëjtë siç e kam unë, apo jo. Prandaj të kam pyetur. Unë kam dashur që gjërat të shkojnë mirë.

Selin: O Gimbo një sekondë, unë akoma nuk kam thënë që kam ndjenja për ty.

Gimbo: Kam dashur që gjërat të ecin mirë dhe ngadalë, rrjedhshëm, jo me imponime dhe situata pa lidhje. Në disa momente jam ndjerë edhe shumë i prekur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz