back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeSveçla pas takimit me Anu Prattipati: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të...

Sveçla pas takimit me Anu Prattipati: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në sigurinë e Kosovës

Të ngjajshme

Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi sot në Shkup...

Selin-Gimbos gjatë darkës: Mund të kem zhvilluar një ndjesi të mirë për ty

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve...

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës.

Postimi:

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, znj. Anu Prattipati.

E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.

Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz