back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeU arratis nga QKUK-ja, ky është i burgosuri 45-vjeçar

U arratis nga QKUK-ja, ky është i burgosuri 45-vjeçar

Të ngjajshme

Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi sot në Shkup...

Selin-Gimbos gjatë darkës: Mund të kem zhvilluar një ndjesi të mirë për ty

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve...

Gjatë ditës së sotme është arratisur një i burgosur nga QKUK-ja. I dënuari ishte hospitalizuar më 16 shkurt nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë.

Burimet e IndeksOnline pohojnë se i burgosuri në fjalë është Florim Morina, 45-vjeçar nga Malisheva.

Morina është i dënuar për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, teksa ishte arrestuar më 24 tetor të vitit të kaluar, me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh.

“Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Nga SHKK-ja bëjnë me dije se komisioni disiplinor, si masë e menjëhershme, ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz