Neymar Jr ka bërë një super paraqitje së fundi me Santosin.
Ney, arriti të shënonte dy gola ndaj Vasco da Gamas, ndeshje e vlefshme për “Serie A Betano” në Brazil.
E veçanta ishte festimi i Neymarit, ku i cili bëri atë të yllit të Real Madridit, Vinicius Jr duke u solidarizuar me të pas kritikave që pati ndaj Benficës.
Neymar, po synon të japë maksimumin që të marrë një ftesë edhe nga Carlo Ancelotti për në Botëror./IndeksOnline/