back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeGjyqi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Nesër në Hagë nisin...

Gjyqi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Nesër në Hagë nisin deklaratat hyrëse

Të ngjajshme

Ramadani: Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri, s’ka arsye të ketë vonesa

Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri. Kështu ka deklaruar...

Emilja Rexhepi tregon a do të votojë çdo emër për president, që e propozon Kurti

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka deklaruar se do ta...

Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar...

Kryeministri i Estonisë: Nëse Putini ndalon luftën në Ukrainë, ai do të binte

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, tha se Presidenti rus,...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të zhvillohen deklaratat hyrëse në çështjen penale ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe të zgjasë deri rreth orës 16:00, transmeton lajmi.net.

Sipas aktakuzës, Thaçi, së bashku me të bashkakuzuarit, dyshohet se kanë shpërndarë informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë dhe se kanë dhënë udhëzime për të ndërhyrë në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë pasur për qëllim ndikimin në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.

Të pestë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.

Pas përmbylljes së deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz