back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeBerisha: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, çështja e presidentit mbetet edhe pas tyre

Berisha: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, çështja e presidentit mbetet edhe pas tyre

Të ngjajshme

Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është...

​Talebanët afganë pretendojnë se kanë vrarë 50 ushtarë pakistanezë

Autoritetet talebane në Afganistan thonë se kanë kryer sulme...

Ramadani: Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri, s’ka arsye të ketë vonesa

Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri. Kështu ka deklaruar...

Emilja Rexhepi tregon a do të votojë çdo emër për president, që e propozon Kurti

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka deklaruar se do ta...

Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar...

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një momentum politik që do ta justifikonte shkuarjen në zgjedhje të reja.

Sipas tij, Kosova tashmë po përballet me një bllokadë institucionale që nga viti i kaluar dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të sillnin domosdoshmërisht zgjidhje.

“Nuk është një moementum që na jep arsye për të shkuar në zgjedhje. Për faktin se tanimë Kosova e ka një bllokadë, që ndodhi nga viti i kaluar. Edhe normalisht shkuara në zgjedhje nuk na jep zgjidhje. Sepse përafërsisht këtu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme, plus-minus tek ndonjë parti. Gjendja e presidentit mbetet e tillë nëse nuk do të ketë pas zgjedhjeve një marrëveshje, e cila do të jetë një marrëveshje më e përgjithshme. Formati jonë politik e shtetëror e do një formë të komunikimit për t’i zgjidhur këto institucione…

Në demokracinë tonë komunitet ndodh me qenë të rëndësishme për faktin se e kanë votën vendimtare. Megjithatë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e krejt neve…”, ka thënë Berisha në FIVE të TV Dukagjinit.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi. Kushtetuta e Kosovës parasheh që në dy rundet e para kërkohen së paku 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota. Çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga të paktën 30 nënshkrime deputetësh.

Nëse deri më 4 mars nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri, vendi do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh, siç e përcakton Kushtetuta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz