back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajme“Marrëveshje sekrete për ta njohur Kosovën”, njeriu i Vuçiqit i reagon ish-diplomatit...

“Marrëveshje sekrete për ta njohur Kosovën”, njeriu i Vuçiqit i reagon ish-diplomatit që foli për vizitën e Gjuriq në Washington

Të ngjajshme

Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është...

​Talebanët afganë pretendojnë se kanë vrarë 50 ushtarë pakistanezë

Autoritetet talebane në Afganistan thonë se kanë kryer sulme...

Ramadani: Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri, s’ka arsye të ketë vonesa

Ligji për Industrinë e Mbrojtjes është domosdoshmëri. Kështu ka deklaruar...

Emilja Rexhepi tregon a do të votojë çdo emër për president, që e propozon Kurti

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka deklaruar se do ta...

Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar...

Ministri serb për Evropën, Nebojsha Staroviq, i ka reaguar ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, pas deklaratës së këtij të fundit se vizita e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Washington, lidhet me një marrëveshje sekrete të sponsorizuar nga SHBA për njohjen e Kosovës shtet, raporton Express.

Staroviq ka thënë se Vujoviq s’ka ofruar asnjë provë të besueshme për këtë dhe sipas tij i vetmi burim është “imagjinata e tij e kalbur”

“Pra, një gënjeshtër e paturpshme që synon të hedhë hije mbi vizitën e suksesshme të Ministrit Gjuriq në Uashington dhe të pengojë përparimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Staroviq.

Sipas tij, Serbia e udhëhequr nga Vucic vazhdon të mbrojë “integritetin e saj territorial duke mbajtur fort linjat në frontin e politikës dhe diplomacisë, pavarësisht të gjithë disfatistëve, dezertorëve dhe Vujoviqëve të tjerë”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz