back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmePresidenca mohon se Osmani ka thënë se “Kurti e ka shkelë Kushtetutën”,...

Presidenca mohon se Osmani ka thënë se “Kurti e ka shkelë Kushtetutën”, reagimi i tyre pas deklaratave të Gani Gecit në T7

Të ngjajshme

Alba Pollozhani: Jam shumë emocionuar, skena shkëlqen

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, deklaroi sot në Shkup...

Selin-Gimbos gjatë darkës: Mund të kem zhvilluar një ndjesi të mirë për ty

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani i ka thënë atij se me dakordimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri Albin Kurti “e ka shkelë Kushtetutën”.

Pas deklaratave të Gecit nga zyra e Presidentes së Kosovës kanë thënë se Osmani s’ka bërë deklarime të tilla.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se qëndrimet e saj mbi këtë marrëveshje janë publike dhe se s’ka dalë përtej tyre. 

“Vlerësimet e Presidentes Osmani për Marrëveshjen e Ohrit dhe drafstatutin e Asociacionit janë publike, ndaj Presidentja kurrë dhe me askë nuk ka shkuar përtej këtyre deklarimeve publike për të cilat ka qenë transparente ndaj të gjithë qytetarëve”.

Deklaratat Geci i bëri një intervistë në emisionin e T7 “Kosova Live”.

“E kam pasë rastin ta takoj Vjosën në hollin e Kuvendit fill pasi është bërë marrëveshja dhe më ka thënë me gojë të saj që ata e kanë shkelë Kushtetutën. Është njohëse e mirë e Kushtetutës Vjosa Osmani”, ka thënë Geci.

Presidentja Osmani publikisht kishte mbështetur Marrëveshjen e Ohrit e cila u dakordua mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mars të 2023-ës me ndërmjetësimin e Brukselit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz