back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeTërnava takohet me ambasadorin turk, riafirmohet partneriteti Kosovë -Turqi

Tërnava takohet me ambasadorin turk, riafirmohet partneriteti Kosovë -Turqi

Të ngjajshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Lajme të këqija për Realin, mbetet edhe pa dy mbrojtës për ndeshjen e së hënës

Real Madrid synon t’i rikthehet fitoreve në La Liga...

Arrihet marrëveshja, Lingard drejt klubit brazilian

Jesse Lingard është bërë me klub të ri. Ai do...

Konfirmohet vdekja e një punëtori në Prizren derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e një punëtori derisa...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunc Angılı.

Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Tërnavën dhe përmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e Ramazanit.

“Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e përcjella, duke shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik turk për ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës, e në veçanti për përkrahjen dhe ndihmat e ofruara në fillim të muajit Ramazan”, thuhet në një njoftim të BIK-ut.

Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz