back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeKFOR-i dhe EEAS-i theksojnë bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

KFOR-i dhe EEAS-i theksojnë bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Të ngjajshme

Procesi në Hagë, avokatët: Dëshmitë ndërkombëtare kyçe për vendimin final

Pas më shumë se pesë vjetësh, procesi gjyqësor në...

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit nesër do të mbaj mbledhje. Ajo do...

Qytetarët në aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës

Një grup qytetarësh gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë...

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin ambasadën në Teheran

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara...

Sot, komandanti KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková.

Takimi u zhvillua në shtabin e KFOR-it në kampin Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se takimi i ofroi komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz