back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeStërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit i pajustifikuar, ftesa për gjithë vendet...

Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit i pajustifikuar, ftesa për gjithë vendet e rajonit

Të ngjajshme

Peleshi sot në Kosovë, takon edhe Osmanin e Kurtin

Sot, në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndroj...

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Nagip Krasniqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të vazhdojë procesi...

“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

Sokol Çili, shqiptari që ka ngritur një biznes si...

Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

‘’I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër.

Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë.

Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi patur komunikim me Beogradin përvec faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe.” tha Vengu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz