back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaSportKOK miraton bursat “Shpresat Olimpike 2026”, 46 sportistë përfitojnë mbështetje financiare

KOK miraton bursat “Shpresat Olimpike 2026”, 46 sportistë përfitojnë mbështetje financiare

Të ngjajshme

Tre shpërthime dëgjohen në Teheran – raportojnë mediat iraniane

Tre shpërthime janë dëgjuar në qendër të Teheranit, sipas...

Izraeli mbyll hapësirën ajrore pas sulmeve ndaj Iranit

Izraeli mbylli hapësirën ajrore të shtunën në mëngjes, tha...

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka miratuar listën e propozuar nga Komisioni i Sportit për përfituesit e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që mbështetet financiarisht nga vetë KOK-u.

Në kuadër të këtij programi, 46 sportistë nga 19 sporte të ndryshme olimpike do të përfitojnë bursa mujore në vlerë prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.

Mbështetja totale vjetore për këtë program arrin në 82,800 euro, duke dëshmuar përkushtimin e KOK-ut në zhvillimin dhe avancimin e talenteve të reja në sportin kosovar.

Programi “Shpresat Olimpike” synon të krijojë kushte më të mira për përgatitjen e sportistëve të rinj dhe rritjen e performancës së tyre në arenën ndërkombëtare./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz