back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaSportFutbollisti shqiptar gjendet i vdekur në det pasi e rrahu nënën e...

Futbollisti shqiptar gjendet i vdekur në det pasi e rrahu nënën e tij

Të ngjajshme

Dalin pamjet pas sulmit të SHBA’së e Izraelit në “kompleksin e sigurt” të Khameneit

Është publikuar një fotografi që tregon gjendjen e kompleksit...

Çfarë duhet të dini rreth Ajatollah Ali Khameneit?

Ali Khamenei, 86 vjeç, ka udhëhequr Iranin që prej...

Londrimit i ndodh e papritura pasi fitoi “BBVK 4”

Londrim Mekaj u shpall mbrëmë fituesi i edicionit të...

Nuk ka shkarkim por ”shpërblim” për Spallettin nga Juventusi

Juventus dhe Luciano Spalletti së shpejti do të flasin...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 20-vjeçari Riccardo Merkuri u gjet i vdekur në det pranë Pollenza, pasi dyshohet se kishte sulmuar nënën e tij në banesë.

Sipas raportimeve, i riu po darkonte me nënën, Albana Kastriot (53), kur mes tyre shpërtheu një debat. Fqinjët, pasi dëgjuan zëra të lartë, njoftuan policinë. Kur autoritetet mbërritën, e gjetën gruan pa ndjenja në banjë me plagë të rënda, ndërsa 20-vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas, ai udhëtoi drejt Civitanova Marche dhe u hodh në det. Trupi i tij u gjet pas 38 orësh kërkime, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi si shkak vdekjeje hipoterminë dhe mbytjen.

Albana Kastriot po trajtohet në spital në Macerata dhe ndodhet në koma të induktuar mjekësisht. Gjendja e saj raportohet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Riccardo Merkuri ishte futbollist i klubit lokal ASD Montemilone Pollenza, i cili deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz