back to top
Wednesday, February 25, 2026
BallinaLajmeMinistrja e Drejtësisë takon Prattipatin, thotë se do të ketë sundim të...

Ministrja e Drejtësisë takon Prattipatin, thotë se do të ketë sundim të ligjit në çdo qelizë të shtetit

Të ngjajshme

“Ndoshta nuk ka raport korrekt me partneret”, debat mes Mirit dhe Selin

Raporti mes Mirit dhe Selin vazhdon të ngjallë debate...

Newcastle kalon pa problem tutje, e eliminon Qarabagun

Newcastle United ka arritur të kualifikohet në fazën e...

Dy gola të shpejtë në “Meazza”, shënojnë dy skuadrat

Pasi shënoi Jens Peter Hauge dhe asistoi te Ejven,...

Ministja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka takuar të ngarkuarën me punë të ShBA-së Annu Pratipati.

Gërvalla ka shpërndarë një fotografi në Facebook, duke premtuar “sundim ligji, në çdo qelizë të shtetit”.

“Vetingu në sistemin e drejtësisë dhe funksionalizimi i plotë i Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë masa thelbësore për rikthimin e besimit publik. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet vijë e prerë e mandatit tonë. Veçanërisht folëm edhe për forcimin e kapaciteteve kundër krimit kibernetik dhe rritjen e sigurisë kibernetike, si fushë e re ku zbatohet sundimi i ligjit dhe mbrohet siguria kombëtare”, ka shkruar Gërvalla.

E plotë:

Sundimi i ligjit në çdo qelizë të shtetit. Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe asnjë kompromis me integritetin e drejtësisë.

Sot prita në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, znj. Anu Prattipati, me të cilën biseduam për thellimin e bashkëpunimit në prioritetet kyçe të sektorit të drejtësisë.

Vetingu në sistemin e drejtësisë dhe funksionalizimi i plotë i Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë masa thelbësore për rikthimin e besimit publik. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet vijë e prerë e mandatit tonë. Veçanërisht folëm edhe për forcimin e kapaciteteve kundër krimit kibernetik dhe rritjen e sigurisë kibernetike, si fushë e re ku zbatohet sundimi i ligjit dhe mbrohet siguria kombëtare.

Partneriteti i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm në secilën fazë reformash, sepse shteti i së drejtës ndërtohet me vendosmëri të brendshme dhe mbështetje strategjike nga shtetet mike. Kosovës i duhet drejtësi që funksionon, pa kompromis dhe pa cenim të integritetit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz