back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeKostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për çmimet

Kostoja e jetesës ka shënuar rritje – Qytetarët ankohen për çmimet

Të ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

Komandanti I forcës paqeruajtëse KFOR, gjeneral majori Özkan Ulutaş...

Interi po mposhtet si vendas, shënon Bodo/Glimt

Interi po mposhtet në “Giussepe Meazza”, me Bodo/Glimtin që...

Tahiri: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e...

Kosovari në Zvicër nga shpejtësia shkaktoi vetaksident, mësohet vendimi i gjykatës

Pasi kishte pirë nëntë birra dhe duke drejtuar makinën...

Nga produktet ushqimore bazë, deri te shërbimet tjera, kostoja e jetesës ka shënuar rritje në Kosovë.

Qytetarët ankohen se çmimet janë të larta, teksa edhe kërkojnë që të merren veprime për parandalimin e abuzimeve të mundshme me to.

Rritjen e pakontrolluar të çmimeve, ekzekutivi po synon ta parandalojë përmes Ligjit për Çmimet Tavan.

Ministrja e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar inicimin e procedurës për këtë projektligj, në mënyrë që të garantohet stabiliteti në treg.

Ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të bëhet kujdes pasi tregu është i lirë dhe çmimet përcaktohen nga oferta dhe kërkesa.

Megjithëse ata shprehin nevojën për ndërhyrje të drejtë kur konsumatorët përballen me rritje të papritura të çmimeve.

“Para se të vendosej që ky ligj të kthehej në Kuvend, do të duhej të ishin disa masa para se të votohej ligji i ri. Për shembull të ulet TVSH për produktet bujqësore, të ndihmohet prodhuesi vendor, të ketë qasje më të lehtë prodhuesi vendor, në mënyrë që kur të ballafaqohen me ligjin apo kur vjen ligji në Kuvend të ketë një arsyeshmëri në mënyrë që të votohet nga deputetët e të mos shkelet Kushtetuta”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë

Por, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në momentin që një produkti i vendoset marzha e caktuar, atëherë ai nuk do të mund të importohet.

Rafuna potencoi se janë duke e pritur propozimin konkret të ministrisë për ta shqyrtuar të njëjtin.

“Në momentin që një produkti i vendoset një marzhë e caktuar atëherë ai produkt nuk importohet, por çka do të ndodhë, rreziku është që të importohen produkte me kualitet më të ulët. Për këtë arsye u dakorduam me ministren që të shohim se cilat janë mundësitë dhe propozimet zyrtare konkrete që ndihmojnë për ulje të inflacionit”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për çmimet tavan në 2022-tën, por i njëjti ishte shpallur në 2023-ën i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz