back to top
Wednesday, February 25, 2026
BallinaLajmeDon Shan Zefi publikon fotografi me të ndjerin Rexhep Bojën, sqarohet edhe...

Don Shan Zefi publikon fotografi me të ndjerin Rexhep Bojën, sqarohet edhe një herë: U vërtetua që mu shtrembërua deklarata

Të ngjajshme

“Ndoshta nuk ka raport korrekt me partneret”, debat mes Mirit dhe Selin

Raporti mes Mirit dhe Selin vazhdon të ngjallë debate...

Newcastle kalon pa problem tutje, e eliminon Qarabagun

Newcastle United ka arritur të kualifikohet në fazën e...

Dy gola të shpejtë në “Meazza”, shënojnë dy skuadrat

Pasi shënoi Jens Peter Hauge dhe asistoi te Ejven,...

Profti katolik, Don Shan Zefi, ka publikuar sërish një sqarim për siç thotë “keqinterpretimet që pasuan në disa media dhe rrjete sociale”, pas një deklarate për një media gjermane, tashmë siç thotë ai të korrigjuar dhe me kontekst të plotë.

Në postimin e tij sqarues, Zefi ka publikuar edhe foton me të ndjerin Rexhep Boja, i cili ishte në krye të BIK edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

Zefi shkruan se “pas komunikimit zyrtar me autorin e dokumentarit, z. Benedikt Schulz, dhe pas korrigjimit të përkthimit të diskutueshëm, tashmë është vërtetuar në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme se deklaratat e mia janë shtrembëruar dhe interpretuar gabimisht. Teksti i korrigjuar dhe konteksti i plotë në gjuhën shqipe dhe gjermane dëshmojnë pa asnjë dyshim se unë kam thënë të vërtetën dhe qëndroj edhe sot plotësisht pas saj”.

Ai shkruan; “Unë asnjëherë nuk kam deklaruar dhe as nuk kam menduar se përkatësia fetare e një shqiptari përcakton shpirtin e tij kombëtar. Pretendimi se kinse kam thënë se një shqiptar mysliman nuk ka shpirt shqiptari është një shpifje e pastër dhe një falsifikim i fjalëve të mia, i cili nuk ka asnjë mbështetje në intervistën origjinale”.

“Prandaj kërkoj që opinioni publik, brenda dhe jashtë Kosovës, ta njohë të vërtetën ashtu siç është”, vijon ai.

“Në këtë periudhë të shenjtë të Kreshmëve dhe të Ramazanit u shpreh urimet më të mira të gjithë besimtarëve, me dëshirën e sinqertë për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet bijve të të njëjtit popull, të bashkuar nga gjaku, gjuha dhe tradit”, vijon reagimi.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz