back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmePas Iftarit, Eman Rrahmani përsërit qëndrimin e tij për Kodin Civil!

Pas Iftarit, Eman Rrahmani përsërit qëndrimin e tij për Kodin Civil!

Të ngjajshme

Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë,...

Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në “Pressing” të T7,...

Mësohet sa do të mungoj Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të humbas ndeshjen e nesërme ndaj...

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se është pranuar agjenda legjislative nga Qeveria, ku mes të tjerash parashihet të votohet projekt kodi civil, projektligji për gjendjen civile, si dhe ai për shëndetin riprodhues.

 “Këto janë ligjet që ua kthyem mbrapsht në legjislaturën e kaluar.

Sot, po rikthehen sërish në agjendën legjislative të vitit 2026.

Pra, prioritet kryesor i Qeverisë Kurti III për vitin 2026 janë pikërisht ligjet që u kundërshtuan më parë dhe që nuk kaluan në Kuvend” shkroi Rrahmani.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kodi Civil!

Si deputetë, sot kemi pranuar Agjendën Legjislative nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Këto janë prioritetet e Qeverisë Kurti III për vitin 2026:

1. Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, ku parashihet martesa burrë me burrë dhe grua me grua, pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.10.2026.

2. Projektligji për Gjendjen Civile, ku parashihet ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet – pra 10 vjet bëhesh grua, 10 vjet bëhesh burrë dhe kështu me radhë – pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.06.2026.

3. Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ku parashihet që gratë të lindin pa burra dhe këtyre fëmijëve t’u ndalohet të dinë kë e kanë baba, pritet të vijë në Kuvend për votim më 01.10.2026.

Këto janë ligjet që ua kthyem mbrapsht në legjislaturën e kaluar.

Sot, po rikthehen sërish në agjendën legjislative të vitit 2026.

Pra, prioritet kryesor i Qeverisë Kurti III për vitin 2026 janë pikërisht ligjet që u kundërshtuan më parë dhe që nuk kaluan në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz