Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit Komunal, ka vazhduar aksionin për lirimin e pronës së uzurpuar.
Në kuadër të këtij aksioni, është larguar një ndërtim pa leje mbi lumin Lushta.
“Objekti i ndërtuar pa leje për më shumë se dy dekada paraqiste rrezik të përhershëm në rast të vërshimeve, pasi bllokonte rrjedhën e lumit dhe, si pasojë, rrezikohej i gjithë qyteti nga përmbytjet. Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Komunal, z. Mujë Igrishta, ka deklaruar se nuk do të ketë kompromis me të gjithë ata që kanë uzurpuar pronën publike. Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: