back to top
Wednesday, February 25, 2026
BallinaLajmeTrafiku Urban njofton: Nga 1 marsi këto kategori lirohen nga pagesa nëse...

Trafiku Urban njofton: Nga 1 marsi këto kategori lirohen nga pagesa nëse regjistrohen në Kuletën Digjitale

Të ngjajshme

“Ndoshta nuk ka raport korrekt me partneret”, debat mes Mirit dhe Selin

Raporti mes Mirit dhe Selin vazhdon të ngjallë debate...

Newcastle kalon pa problem tutje, e eliminon Qarabagun

Newcastle United ka arritur të kualifikohet në fazën e...

Dy gola të shpejtë në “Meazza”, shënojnë dy skuadrat

Pasi shënoi Jens Peter Hauge dhe asistoi te Ejven,...

Trafiku Urban ka njoftuar se nga 1 marsi 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Kategoritë që përfitojnë nga lirimi përfshijnë fëmijët deri në 7 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, rastet sociale, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve, pensionistët e Komunës së Prishtinës, pjesëtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, stafin shëndetësor dhe arsimor të komunës, punonjësit e administratës komunale dhe studentët e Kryeqytetit.

Trafiku Urban sqaron mënyrën e përfitimit të lirimit:

  • Kuleta Digjitale: Të gjithë përfituesit duhet të krijojnë një llogari dhe të ngarkojnë dokumentet përkatëse (letërnjoftim, fotografi dhe dëshmi nga institucioni relevant).

  • Kartela fizike: Për personat që nuk posedojnë telefon ose pajisje të tjera, mund të aplikojnë për kartelë fizike përmes linkut https://kd.pbc.group/ticket brenda 7 ditëve.

Sipas njoftimit, disa kategori mund të përdorin edhe kartela fizike, përfshirë nxënësit, rastet sociale dhe personat me aftësi të kufizuara, duke siguruar dokumentacionin e nevojshëm. Pensionistët mbi 65 vjeç lirohen thjesht me letërnjoftim.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM
Nga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.
Kategoritë e liruara janë:
• Fëmijët deri në moshën 7 vjeç;
• Personat me aftësi të kufizuara;
• Rastet Sociale;
• Veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”;
• Invalidët e luftës së UÇK-së;
• Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së;
• Pensionistët e Komunës së Prishtinës;
• Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK);
• Policia e Kosovës;
• Zjarrfikësit;
• Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës;
• Stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale shëndetësore të Kryeqytetit (niveli lokal);
• Stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore (niveli lokal);
• Të gjithë punonjësit e administratës komunale të Kryeqytetit;
• Të gjithë studentët e Kryeqytetit.
Sqarime:
1. Për të përfituar nga kategoria e liruar, duhet të krijoni llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkoni dëshmitë e nevojshme (letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin/dëshminë nga institucioni relevant).
2. Personat mbi moshën 65 vjeç (pensionistët) lirohen me kartë identiteti (letërnjoftim).
3. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës lirohen përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
4. Rastet sociale lirohen me vërtetim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, i cili konfirmon statusin si përfitues i asistencës sociale. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
5. Personat me aftësi të kufizuara lirohen me dëshmi zyrtare përkatëse (certifikatë ose vendim nga komisioni kompetent mjekësor apo organi përkatës), që vërteton statusin e personit me aftësi të kufizuara. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
6. Personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera dhe kanë nevojë për kartelë fizike mund të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket dhe brenda afatit prej 7 ditësh do të pajisen me kartelë fizike.
7. Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen përmes kartelës bankare direkt në aplikacion ose në pikat e shitjes së biletave të Trafikut Urban, të cilat mund t’i gjeni:
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, pas Objektit të Komunës (tek “Plepat”):
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në lagjen “Kodra e Diellit”, tek “Banesat e Bardha”:
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në Bulevardin “Bill Kllinton” (afër nënkalimit):
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz