Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.
Ai bëri këtë deklaratë përmes një postimi në X, ku njoftoi se të hënën ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, raporton lajmi.net
“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.
Takimi përfshiu diskutime mbi avancimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, forcimin e sundimit të ligjit dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja./Lajmi.net/
Yesterday, I welcomed the EU Special Representative for the Kosova–Serbia Dialogue, Peter Sørensen. We discussed Kosova’s European integration path, the rule of law, and the EU-facilitated dialogue process. We remain committed to the full normalization of relations with Serbia… pic.twitter.com/93buN8jb0c
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2026