back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeVazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar...

Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 efektivë

Të ngjajshme

Akuza të rënda ndaj Hakimit: Pres me qetësi gjyqin, e vërteta do të dalë në dritë!

Futbollisti maroken Achraf Hakimi ka reaguar publikisht lidhur me...

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra njoftoi më 5 janar se do të bllokojë “çdo pasuri”...

Griezmann në bisedime të avancuara me skuadrën nga MLS

Atlético Madrid po mbështetet gjithnjë e më shumë te...

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se ende janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum.

Kjo ministri tha se janë angazhuar 70 efektivë dhe se Forcat e Armatosura janë në koordinim me Policinë e Shtetit.

“Kërkimet nuk ndalen në lumin Osum. Me përkushtim maksimal, 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH. Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës”.

Ministria e Mbrojtjes tha se Forcat e Armatosura po kryejnë detyrën me “përgjegjësi të plotë, gjithmonë pranë komunitetit”.

“Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz