back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeManxhuka ‘rritet në grada’, Kurti i jep një post të rëndësishëm në...

Manxhuka ‘rritet në grada’, Kurti i jep një post të rëndësishëm në Qeveri!

Të ngjajshme

Akuza të reja për Princin Andrew, masazhatorja: Doli i zhveshur para meje

Akuza të reja janë bërë publike ndaj Prince Andrew,...

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj,...

Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, priti sot...

Arlind Manxhuka është emëruar zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në vend të Përparim Kryeziut, i cili dje është emëruar zv/ministër i Arsimit.

No photo description available.

Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz