back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaSportChivu përplaset keq me një gazetar nga Norvegjia

Chivu përplaset keq me një gazetar nga Norvegjia

Të ngjajshme

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë propuzuar zëvendësimin...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë...

Temperaturat nesër deri 15 gradë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Ushtria amerikane neutralizon një anije me drogë në Karaibe, tre të vdekur

Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur...

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, minimizoi tensionet me një gazetar norvegjez gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së “play-offit” të Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimtit.

Duke folur për mediat, Chivu u përplas me gazetarin, i cili e pyeti se sa “e turpshme” do të ishte për Interin të eliminohej nga një skuadër me më pak mbështetje dhe fuqi financiare.

Trajneri zikaltër reagoi ashpër ndaj pyetjes.

“Oh, e thua këtë dhe qesh? Urime… Në futboll nuk ka asgjë të turpshme. Duhet të respektojmë kundërshtarët tanë, pasi ju nuk na respektoni ne duke thënë se do të ishte një turp për ne… Ne, përkundrazi, e respektojmë dhe e përgëzojmë Bodo-n, që fitoi në Madrid aty ku ne dështuam”, tha ai

Ky incident rriti tensionin para sfidës, ku Interi ka detyrën të përmbysë disavantazhin prej dy golash pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Norvegji.

Megjithatë, Chivu u shfaq i sigurt, duke deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur në çdo aspekt dhe gati për ta fituar ndeshjen edhe me penallti, nëse do të jetë e nevojshme.

Zikaltrit reaguan ndaj humbjes në Ligën e Kampionëve me një fitore 2-0 ndaj Lecce në Serie A, duke e çuar në dhjetë pikë avantazhin në krye të tabelës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz