back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeHamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskutuam vetëm për...

Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskutuam vetëm për parime

Të ngjajshme

Prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kanë propuzuar zëvendësimin...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë...

Temperaturat nesër deri 15 gradë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Ushtria amerikane neutralizon një anije me drogë në Karaibe, tre të vdekur

Ushtria amerikane njoftoi mbrëmjen e sotme se ka goditur...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ndarë detaje nga takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Gjatë intervistës në “Debat Plus”, Hamza theksoi se në bisedë janë trajtuar tema të ndryshme, duke vënë theksin te interesi shtetëror.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme. Sigurisht se për PDK-në, e kam thënë dhe e ripërsëris, interesi i Kosovës është para interesit politik. Besoj që në këtë drejtim kemi reflektuar”, ka deklaruar ai.

Sipas Hamzës, edhe pse Kuvendi është konstituuar dhe Qeveria është zgjedhur, procesi institucional nuk mund të konsiderohet i përfunduar pa zgjedhjen e Presidentit.

“Është konstituuar Kuvendi, është zgjedhur qeveria. Mirëpo ky proces nuk përmbyllet pa zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes. Vendi s’mund të jetë pa zgjedhjen e Presidentit, sepse dihet që më 4 mars është dita e fundit kur vendi duhet ta ketë Presidentin e ri”, ka thënë ai.

Hamza sqaroi se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për interesa partiake dhe nuk janë përmendur emra konkretë për postin e Presidentit.

“I jam përgjigjur ftesës së Kurtit dhe kam thënë që PDK gjithmonë ka vepruar në atë mënyrë që nuk kam vendosur vija të kuqe. Unë dje nuk kam shkuar të bëj marrëveshje politike për të kërkuar që ne të kemi hise apo të përfitojmë diçka politikisht apo të bëjmë ndonjë pazar politik. Në takim nuk ka pasur prezantim të ndonjë emri. Asnjë emër nuk është përmendur. Kemi diskutuar për parime, rregulla”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz