back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmeMuja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund...

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

Të ngjajshme

Spiropali nesër në Kosovë, në takim e pret edhe Haxhiu

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë,...

Olta nis pushimet në Spanjë

Olta Gixhari ka nisur pushimet në Spanjë. Ajo po qëndron...

Interi i thotë “lamtumirë” legjendës së klubit

Henrikh Mkhitaryani përballet me muaj vendimtarë tek Interi. Kontrata e...

Profesori Basri Muja, ka komentuar aktivitetet e fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe mundësitë e saj për një mandat të ri.

“Mendoj që ky muaji i fundit ka qenë muaji më i spikatur i presidentes Osmani dhe normal që ajo ka ditur të realizojë këto aktivitete shumë mirë, në një farë forme ‘parazgjedhore’, sepse ajo ka qenë pjesë e një gare të pa shpallur. Ka kohë që është shprehur e gatshme dhe e interesuar për një mandat. Tash nëse ajo e meriton apo jo, kjo mund të jetë subjektive”, tha Muja.

Ai shtoi se brenda politikës së gjerë, Osmani ka pasur shpesh fërkime me qeverinë, por kjo nuk ka ndikuar në aktivitetet e saj ndërkombëtare.

“Sa i përket mbështetjes nga LVV-ja, unë mendoj që Vjosa Osmani ka qenë aktive dhe ka përfaqësuar Kosovën në masë të madhe. Por ajo nuk ka vota të mjaftueshme nga asnjë parti dhe nuk shihet si kandidate e preferuar nga asnjë forcë politike. Kjo mund të jetë vetëm një nga opsionet e fundit për të”, tha Muja në Tëvë1.

Sipas tij, pavarësisht angazhimeve dhe aktivitetit të saj, mungesa e mbështetjes politike brenda vendit e kufizon mundësinë e Osmanit për një mandat të ri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz