back to top
Tuesday, February 24, 2026
BallinaLajmePërfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

Të ngjajshme

Spiropali nesër në Kosovë, në takim e pret edhe Haxhiu

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë,...

Olta nis pushimet në Spanjë

Olta Gixhari ka nisur pushimet në Spanjë. Ajo po qëndron...

Interi i thotë “lamtumirë” legjendës së klubit

Henrikh Mkhitaryani përballet me muaj vendimtarë tek Interi. Kontrata e...

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-zv.kryeministrit Artan Grubi, i cili sot në mëngjes u dorëzua para autoriteteve policore.

Pas marrjes në pyetje, Grubi është dërguar në burg, pasi ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.

Grubi nga pika kufitare Bllacë u mor menjëherë në paraburgim. Ai ishte në arrati për një vit e dy muaj.

Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.

“Dorëzim i kutisë së zezë” dhe akuza për marrëveshje politike – reagime të shumta pas arrestimit të Aran Grubit

Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz