BallinaLajmePRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK dhe të rriten...

PRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore

Të ngjajshme

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Dita e ndeshjes, Juventusi shkruan: Edon Zhegrova, 11-shi nga Kosova

Sot Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e...

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka reaguar e shqetësuar pas vendosjes së pagesës prej 3 euro për familjarët përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë bërë thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve.

“PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që: forcojnë kapacitetet e personelit,
përmirësojnë shërbimet mbështetëse dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët”, thuhet mes tjerash në reagim

Reagimi i plotë:

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) shpreh shqetësimin lidhur me vendosjen e pagesës ditore për familjarët/përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
PRAK thekson se përcjellësi nuk është vizitor, por shpesh pjesë e domosdoshme e kujdesit ndaj pacientit. Familjarët ndihmojnë në sigurimin e barnave dhe analizave jashtë institucionit publik, ushqyerje, higjienë, mobilizim dhe mbështetje emocionale, veçanërisht për fëmijët, pacientët e moshuar, kronikë ose me kufizime funksionale.
Vendosja e një pagese për këtë rol krijon barrë shtesë për familjet, prek në mënyrë disproporcionale kategoritë e ndjeshme dhe rrezikon të penalizojë një mekanizëm mbështetës që vet sistemi e konsideron të nevojshëm.
PRAK vlerëson se sfidat infrastrukturore dhe organizative të spitaleve nuk duhet të zgjidhen përmes tarifimit të familjarëve, por përmes politikave të qëndrueshme që:
forcojnë kapacitetet e personelit,
përmirësojnë shërbimet mbështetëse,
dhe sigurojnë standarde dinjitoze të qëndrimit për pacientët.
PRAK i bën thirrje institucioneve që të heqin këtë tarifë dhe të shtojnë kapacitetet brenda spitalore për të përmbushur nevojat e pacientëve. Një institucion që dëshiron të punojë drejtë, qasja e tij fillon duke adresuar nevojat e njerëzve për shërbime, e jo duke i sanksionuar ato.
Pacienti nuk duhet të ndëshkohet për faktin që ka nevojë për mbështetje.
Me respekt,
PRAK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz