BallinaLajme50 raste dhune në familje u trajtuan gjatë një jave nga Zyra...

50 raste dhune në familje u trajtuan gjatë një jave nga Zyra për Ndihmë të Viktimave

Të ngjajshme

Nis edicioni i tretë i Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmanit

Ka nisur edicioni i tretë i spektaklit shumë të...

Granit Xhaka bën asist fantastik ndaj Gjermanisë (VIDO)

Një super ndeshje miqësore po zhvillohet sonte, mes Zvicrës...

Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë

Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë më të famshme...

Kurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe bashkëpunim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë...

Gjatë javës së fundit, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 58 raste, ku pjesa më e madhe, 50 prej tyre, kanë qenë lidhur me dhunë në familje.

Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 3 raste dhunimi, 1 rast sulm seksual, 1 rast ngacmimi seksual, një tentativë vrasjeje, një rast bashkëjetese nën moshën 16 vjeç, dhe një rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM).

Gjatë kësaj periudhe, janë parashtruar gjithsej 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) në gjykatë dhe 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), përveç dy KUME-ve të përkohshëm dhe një kërkese për ndryshim të UM-së. Po ashtu, janë aprovuar 21 aktvendime, janë mbajtur 85 seanca gjyqësore dhe 16 seanca në prokurori, ndërsa viktimat kanë marrë gjithsej 71 këshilla juridike.

Nga rastet e trajtuara janë dhënë 10 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime liruese dhe 1 aktgjykim refuzues. Për më tepër, Zyra ka përfaqësuar 3 raste në polici dhe ka bërë 8 referime në Qendrën për Punë Sociale, si dhe është pranuar një kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave dhe një deklaratë mbi dëmin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz