BallinaLajmeNë Spitalin e Mitrovicës fillon aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e...

Në Spitalin e Mitrovicës fillon aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit tek të porsalindurit

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Në Spitalin e Mitrovicës ka filluar aplikimi i vaksinës BSZH (BCG) për parandalimin e tuberkulozit tek të porsalindurit.

Siç ka njoftuar ky spital më 23.02.2026, procesi i vaksinimit po bëhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të  Kosovës në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Në Spitalin e Mitrovicës fillon aplikimi i vaksinës BSZH

​Vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Mitrovicë. Deri tani ky proces nuk ishte kryer në Spital.

​Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve

​Vaksina BSZH (BCG) është vaksina që përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit.

​Ky proces po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës.

​Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese.

​Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz