back to top
Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeCakolli: Çështja e Presidentit është punë e Kuvendit, takimet duhet të realizohen...

Cakolli: Çështja e Presidentit është punë e Kuvendit, takimet duhet të realizohen mes kryetarëve të partive parlamentare

Të ngjajshme

Vdes në QKUK një burrë 44-vjeçar, pasi ra nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur në Qendrën Klinike...

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të...

Trupi i shtrirë në asfalt, pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës...

Tri gola për tri pikë, Roma barazohet me Napolin në tabelë

Roma fitoi 3-0 ndaj Cremonese dhe barazoi Napolin në...

Eugen Cakolli nga IKD, ka reaguar në lidhje me takimin që ka mbajtur sot i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka thënë se zgjedhja e Presidentit është punë e Kuvendit, dhe sipas tij është pak e ‘çuditshme’ që takimet për këtë temë të mbahen në zyrën e Kryeministrit, sikur të ishte proces i Qeverisë.

“Takimet për çështjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes kryetarëve të partive parlamentare, sepse ky është proces parlamentar dhe kërkon marrëveshje politike mes forcave parlamentare. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për raport Kryeministër-opozitë, e aq më pak Kryeministër-deputetë”, ka thënë Cakolli.

Cakolli gjithashtu ka shtuar se për shkak të konsesusit të gjerë parlamentar prej 2/3 që kërkohet për zgjedhjen e Presidentit, koha sipas tij është vendimtare.

“Më së largu deri më 5 mars duhet të arrihet marrëveshje politike dhe të votohet suksesshëm Presidenti; në të kundërtën, hyjmë në një situatë të shkeljes kushtetuese që praktikisht e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz