back to top
Monday, February 23, 2026
BallinaLajmeU gërrye që nga 2024-ta, ende e pa shtruar – Një segment...

U gërrye që nga 2024-ta, ende e pa shtruar – Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri ende pa u shtruar

Të ngjajshme

Vdes në QKUK një burrë 44-vjeçar, pasi ra nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur në Qendrën Klinike...

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të...

Trupi i shtrirë në asfalt, pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës...

Tri gola për tri pikë, Roma barazohet me Napolin në tabelë

Roma fitoi 3-0 ndaj Cremonese dhe barazoi Napolin në...

Plot gropa është mbushur segmenti afër një-kilometërsh i magjistrales së vjetër nga rreth-rrotullimi në dalje të qytetit të Vushtrrisë deri tek tjetri që e lidhë me rrugën e re nacionale.

Për të shmangur dëmtimin e automjeteve shoferët jo-rrallë detyrohen të vozisin pjesërisht në shiritin e kundërt qarkullues apo edhe skajeve të rrugës.

Kjo pjesë e rrugës në dalje të Vushtrrisë kah Prishtina, e cila lidhet me rrugën e re nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ishte gërryer në Maj të vitit 2024 dhe që atëherë gjendja e saj vetëm sa është përkeqësuar duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pasi tregoi se kjo rrugë është në përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi tha nuk kanë informacione zyrtare.

“Me të vërtetë është në gjendje shumë të dëmtuar ajo rrugë, dhe këtë gjendje po e paguajnë qytetarët e Vushtrrisë tash më së shumti, pasi që ajo pjesa e autostradës është rregulluar dhe (qytetarët) të Mitrovicës po e shfrytëzojnë atë pjesë… E di që njëherë ka qenë në tenderim prej që është gërryer, por më nuk kam informata tash do të kërkojë një takim të shpejtë me ministrin e sapo-zgjedhur sepse një kohë ka qenë vakum gjatë kohës së fushatës”, ka theksuar  Ferit Idrizi, kryetar i Vushtrrisë për RTV Dukagjini.

Madje, kryetari Idrizi tha se ka afër një vit prej kur i kanë kërkuar nivelit qendror që rrugën e vjetër magjistrale në tërësi – nga hyrja kah Prishtina, qytetit e deri në vijë me komunën e Mitrovicës – t’ia kalojë në përgjegjësi komunës.

“Në i kemi bërë kërkesë zyrtare të na e japin krejt atë pjesë, jo vetëm këtë aksin që është i dëmtuar, por deri Smrekonica, për shkak se tash kjo ka mbetur rrugë lokale. Dhe, të njëjtën situatë e kemi edhe me semaforat, në rrugën 2 Maji dhe në udhëkryqin e rrugës Bekim Berisha, nuk funksionojnë, unë kam kërkesa të shpeshta prej qytetarëve”, ka deklaruar Idrizi.

Megjithatë, komuna nuk ka marrë ende përgjigje në këtë kërkesë.

Ministria e Infrastrukturës, e as ministri i ri Dimal Basha, nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit lidhur me këtë gjendjen dhe planet për këtë segment të rrugës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz