back to top
Monday, February 23, 2026
BallinaLajme“Paralizohet” Nju Jorku prej stuhisë së dëborës, kryebashkiaku Mamndani ndalon qarkullimin, parashikohen...

“Paralizohet” Nju Jorku prej stuhisë së dëborës, kryebashkiaku Mamndani ndalon qarkullimin, parashikohen reshje deri në 70 cm

Të ngjajshme

Vdes në QKUK një burrë 44-vjeçar, pasi ra nga lartësia

Një burrë nga Prizreni ka vdekur në Qendrën Klinike...

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të...

Trupi i shtrirë në asfalt, pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës...

Tri gola për tri pikë, Roma barazohet me Napolin në tabelë

Roma fitoi 3-0 ndaj Cremonese dhe barazoi Napolin në...

Nju Jorku ka shpallur ndalim të përkohshëm të qarkullimit për shkak të një stuhie të fuqishme bore që pritet të godasë qytetin e madh me tetë milionë banorë.

Kryetari i qytetit, Zokhran Mamndani, njoftoi se ndalimi do të hyjë në fuqi nga ora 21:00 e së dielës deri në mesditë të së hënës, duke paralajmëruar se rrugët, autostradat dhe urat do të jenë të mbyllura për qarkullimin, me përjashtim të udhëtimeve emergjente dhe të domosdoshme.

“Qyteti nuk ka përjetuar një mot kaq të rëndë për dhjetë vitet e fundit,” tha Mamndani, duke u bërë thirrje banorëve të shmangin çdo lëvizje jo të nevojshme.

Sipas parashikimeve, bora mund të arrijë nga 45 deri në 60 centimetra, ndërsa në disa zona mund të kalojë edhe 70 centimetra. Parashikohen gjithashtu erëra të forta që mund të përkeqësojnë situatën.

Edhe qytete të tjera në lindje të SHBA-së, si Bostoni, po përgatiten për motin e keq. Në fund të janarit, një stuhi e ngjashme dimërore la pas më shumë se 100 viktima në rajon. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz