Shtëpia e Bardhë ka bërë reagimin e saj të para mbi incidentin e kësaj mëngjesi në kompleksin e Donald Trump në Florida, ku oficerët e sigurisë qëlluan dhe vranë një burrë të armatosur.
‘’Në mes të natës, kur shumica e amerikanëve ishin të fjetur, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi shpejt dhe vendosmërisht për të neutralizuar një person të çmendur, të armatosur me një armë dhe një enë me gaz, i cili hyri në shtëpinë e Presidentit Trump.
Autoritetet federale të rendit po punojnë 24/7 për të mbajtur vendin tonë të sigurt dhe për të mbrojtur të gjithë amerikanët. Është turp dhe e pamend se demokratët kanë zgjedhur të mbyllin departamentin e tyre.’’, ka thënë Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.