back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeVritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së...

Vritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së Trumpit

Të ngjajshme

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka...

Berisha akuzon Ramën: Asnjë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi,...

Barcelona feston, rikthehet në pozitën e parë pas fitores ndaj Levantes

Skuadra e Barcelonës është rikthyer në pozitën e parë...

Liverpooli fiton në frymën e fundit, MacAllisteri e bën heroin

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Nottinghami...

Një burrë është qëlluar për vdekje pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të presidentit amerikan Donald Trump, në Palm Beach të Floridës, njoftuan autoritetet amerikane.

Sipas Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, agjentët e sigurisë identifikuan një person pranë portës veriore të kompleksit, i cili kishte hyrë pa leje në perimetrin e mbrojtur, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Autoritetet bënë të ditur se burri mbante me vete atë që dukej si një pushkë gjahu dhe një bidon me lëndë djegëse, gjë që ngriti dyshime për një kërcënim të mundshëm.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë dhe përballjes me të dyshuarin, ai u qëllua dhe humbi jetën në vendngjarje.

Rrethanat e plota të incidentit janë ende nën hetim.

Zyrtarët nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimës apo mbi motivin e mundshëm të veprimit. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse në momentin e ngjarjes Trump ndodhej në rezidencë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz